Një nga skandalet dhe rastet më trishtuese në Kosovë është vrasja e Dino Asanajt. Edhe pse varianti zyrtar vlerësoi se Dino Asanaj është vetëvrarë, dëshmi të reja jo vetëm e përforcojnë bindjen e opinionit se ai ishte vrarë nga kriminelët e politikës dhe ekonomisë.
Dino Asanaj kishte krijuar shumë armiq, jo duke e zbatuar ligjin, por pikërisht duke mos e zbatuar, si drejtor i Bordit të Agjencisë së Privatizimit. Por, pavarësisht se ishte munduar ti kënaq të gjithë, ata nuk u ngopën, me ato që mund të ofronte ai.
Kështu, që miq dhe aleat të dikurshëm u armiqësuan deri në atë pikë, sa që më nuk kishte kush ti pajtonte, dhe më së paku këtë mund ta bënte Dino, gjithnjë e më i vetmuar, i cili nëpërmjet Agjencisë kishte tejfuqizuar shumë njerëz.
Kjo duket edhe të jetë vrasja e shekullit.
Por, ajo që zbulojnë hetimet e reja në lidhje me vrasjen e Dino Asanajt janë dy gjëra tronditëse. Dino Asanaj mund të kishte 12 goditje me thikë në rezidencën e tij në “Fshatin Amerikan” në periferi të Prishtinës, projektues dhe siç thuhet ndërtues i tij ishte ai, ku edhe e kishte një zyre pune.
Hetimet e mëtejshme nga dokumentet e agjencive të inteligjencës konfirmojnë se Dino Asanaj kishte vdekur nga rreth 30 plagë. Pra, ai mori më shumë se dyfishin e plagëve që thuhej se kishte marrë në rezidencë. Një masakër e paparë.
Por, kush ia bëri plagët tjera. Informacionet diskrete të agjencive perëndimore, kanë arritur të argumentojnë se Dino Asanaj, pavarësisht plagëve të marra në trup, ai ishte gjallë, dhe mund të shpëtonte. Andaj, grupet kriminale ishin tejshqetësuar dhe ishin vënë në veprim.
I maskuar si një mjek, me mantilë, kapelë, gojën mbyllur, dhe më shumë se sa një kirurg me fytyrën të izoluar, hyn deputeti dhe i jep lamtumirën e fundit!
Numri i goditjeve nuk dihet, madje nuk dihet se ku e siguroi armën e ftohtë, por më në fund kreu punë, ia dha të gjitha goditjet e nevojshme, që Dino Asanaj të mos kthehej më në jetë, dhe të mos mund të dëshmonte!
“Ekipi i njëjtë ishte në rastin e Hasanajt dhe rastin Sopa. Unë mendoj Dino Asanaj është vrarë. Vrasjen e kanë bërë vetëvrasje”, ka thënë edhe avokati Tomë Gashi, kohë më parë.
GAZETA SHQIPTARI.EU