back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaJetëZbokth, kruarje të vazhdueshme dhe rënie flokësh, ja si t'i eliminoni të...

Zbokth, kruarje të vazhdueshme dhe rënie flokësh, ja si t’i eliminoni të gjitha me një kokërr panxhar

Të ngjajshme

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Kur bëhet fjalë për flokët, gjëja e parë që ju vjen në mendje është lyerja dhe stilimi i tyre. Por, nëse këtë gjë mund ta zgjidhni me një vizitë të shpejtë tek parukierja, problemet e tjera si rënia, hollimi i flokëve, majat dyshe dhe zbokthi kërkojnë kohën e tyre për t’u trajtuar.

Në artikullin e sotëm Living ju propozon 1 metodë efektive dhe aspak të shtrenjtë për të  trajtuar zbokthin në kushte shtëpie. Para së gjtihash duhet të dini që zbokthi shkaktohet nga një parazit tepër i zakonshëm,një kërpudhë lëkure e quajtur Pityrisporum ovale.

Kur kjo kërpudhë ndodhet në sasi të mëdha ose kur njeriu është tepër i ndjeshëm ndaj saj, lëkura kundërvepron duke krijuar zbokth në skalpin e kokës.  Edhe pse nuk është një problem serioz, prania e tij është e bezdisshme, sepse shkakton kruajtje, acarim dhe, në një numër më të vogël rastesh, rënie të flokëve. Përdorimi i rregullt i ujit të panxharit ndihmon për të eliminuar zbokthin ,i cili u jep flokëve një pamje të pisët. I pasur me minerale, është një zgjidhje e shkëlqyer për të forcuar fibrat e flokëve, veçanërisht kur ato janë të thata.

Përbërësit:1 panxhar dhe 1 gotë uji (250 ml)

Përgatitja: Vendosni panxharin në një tenxhere me ujë dhe ziejeni atë me zjarr të ulët për 10 minuta. Prisni që të ftohet dhe të filtroni lëngun me një sitë ose kullesë. Kaloni lëngun e përftuar mbi gjithe flokun dhe masazhojeni për 3 ose 5 minuta. Lëreni të veprojë gjithë natën pa shpëlarje. Aplikojeni të paktën 3 herë në javë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz