BallinaLajmeZAIMI: LIDERI I VETËM SERB QË E NJEH PAVARËSINË E KOSOVËS VJEN...

ZAIMI: LIDERI I VETËM SERB QË E NJEH PAVARËSINË E KOSOVËS VJEN E TAKOHET PËRZEMËRSISHT ME ALBIN KURTIN

Të ngjajshme

Probiotikët kundër infeksioneve intime

Probiotikët mund të luajnë një rol të rëndësishëm në...

Mehmeti rikthehet te Shqipëria, historia përsëritet ndaj Polonisë

Pas një mungese prej tre vitesh, Anis Mehmeti rikthehet...

Ezofag i krijuar në laborator jep shpresë për fëmijët

Shkencëtarët britanikë kanë arritur një përparim të madh duke...

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka treguar se ka takuar sot në Prishtinë, kryetarin e Partisë Demokratike Liberale në Serbi, Çedomir Jovanoviq.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kurti ka thënë se Jovanoviq ka luajtur rol vendimtar në dërgimin e Milosheviqit në Hagë, si dhe në arrestimin fillestar të Jovica Stanishiqit dhe Frenki Simatoviqit.

“Diskutuam për raportet midis Kosovës e Serbisë, zhvillimet politike dhe gjendjet socio-ekonomike në vendet tona, situatën në rajon dhe sfidat e integrimit evropian. Biseduam edhe për të kaluarën, për lëvizjet studentore, luftërat në ish Jugosllavi dhe plagët e hapura në Ballkan”, ka treguar Kurti.

Ndërsa aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Zaimi shprehet kështu:
“Lideri i vetëm partiak serb që e njeh pavarësinëve Kosovës vjen e takohet përzemërsisht me Albin Kurtin. Ndërsa këta politikanët kriminalë që puthen e përqafohen dhe bëjnë pazare me ish-ministrat e Milosheviqit, thonë se Albini është rrezik për Kosovën… jo qesharake po idioteske”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz