BallinaLajmeZafa me djem niset për protestë: Të gjitha rrugët të çojnë në...

Zafa me djem niset për protestë: Të gjitha rrugët të çojnë në Strasburg të Francës!

Të ngjajshme

Agim Ademi: Jemi diku 8 mijë tifozë në Bratisllavë!

Agim Ademi ka folur për mediat në Bratisllavë, pasi...

Jul Çezari: pushtet, strategji dhe trashëgimi

Jul Çezari nuk është thjesht një emër në librat...

Pas vendimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu thërret mbledhjen e kryesisë së Kuvendit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka thirrur...

Azemi i reagon Bajqinovcit për njehsorët: E paske ditë qe 6 vjet, pse heshte, pse po e mbron hajninë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ditën e sotme...

Dita e ndeshjes, Juventusi shkruan: Edon Zhegrova, 11-shi nga Kosova

Sot Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e...

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, së bashku me djemtë e tij, është nisur për në Strasburg, ku do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga OVL-UÇK në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së dhe çlirimtarëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Zëri i brezit të lirisë të mos heshtë para padrejtësisë që po i bëhet UÇK-së në emër të gjoja drejtësisë ndërkombëtare, në Hagën e Holandës”, ka shkruar Zafir Berisha.

Njoftimi i plotë:

Të gjitha rrugët të çojnë në Strazburg të Francës!

Unë, si prind i dy djemve të lindur pas luftës, Kushtrimit dhe Kremtimit, që janë dëshmia e gjallë se lufta e UÇK-së ishte për jetë, jo për urrejtje, jam nisur për të protestuar në  Strasburg të Francës, aty ku i ka fillet themelimi i mostrumit politiko-juridik, me dosje të Serbisë, Rusisë dhe argatëve të tyre në Kosovë, kundër UÇK-së.

Fëmijët tanë u lindën nga gjaku i sakrificës dhe nuk do të lejojmë askënd që ta njollosni atë me padrejtësi.

Evropa duhet ta dëgjojë zërin e fëmijëve të lirisë. Në Hagë po gjykohen ata që sollën lirin në Kosovë dhe paqen në rajonin e Ballkanit, a është kjo drejtësi?

Zëri i brezit të lirisë, të mos heshtet para padrejtësisë që po i bëhet UÇK-së në emër të gjoja drejtësisë ndërkombëtare, në Hagë të Holandës.

Në të kundërtën do ta na mallkoj historia.

Zafa

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz