back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaYoutube së shpejti me një abonim me pagesë i cili do largojë...

Youtube së shpejti me një abonim me pagesë i cili do largojë reklamat nga platforma

Të ngjajshme

Toyota prezanton automjetin e parë elektrik

Duket se është shkruar një kapitull i ri në...

Digjet një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, intervenojnë zjarrfikësit

Një veturë u përfshi nga zjarri pasditën e sotme. Incidenti...

Shqiptarja që u përball me vrasësin në Manhatan: Ma drejtoi armën

CNN ka shkruar një artikull që për protagoniste ka shqiptaren,...

Vdes vëllai i legjendës së boksit, Muhammad Ali

Rahaman Ali, vëllai më i vogël i legjendës së...

Vendos Barcelona – Araujo qendron

Barcelona nuk e ka ndërmend ta shesë Ronald Araujon. Të...
Platforma mjaft e njohur e transmetimit të videove, Youtube, është duke punuar në një shërbim abonimi. Ky opsion me pagesë do të largojë të gjitha reklamat nga platforma. Shërbimi pilot kishte filluar të testohej që në 2013 dhe kushtonte 99 cent në muaj.
Këtë informacion e dha një zyrtar i kompanisë për televizionin amerikan CNBC. Shërbimi do të jetë së shpejti i disponueshëm. Normalisht që këto plane do të ndryshonin terësisht Youtube duke pasur parasysh se kompanitë kanë shënjestruar përmes këtyre reklamave 1 miliard konsumatorët e saj.
Ndërkaq edhe Facebook po shfaq interes për të investuar në këtë drejtim. Muajt e shkuar zbuluar edhe synimet e Facebook për të ndërtuar një platforme transmetimi të videove. Edhe Amazon e Netflix kanë filluar t prodhojnë përmbajtje më tradicionale. Gjithësesi ky sektor zotëron një potencial të lartë të cilin ja garanton pikërisht reklamimi duke mos harruar edhe vetë karakterin e Google. (PCWorld Albanian)
- Advertisement -

Të Fundit