back to top
Thursday, September 25, 2025
BallinaLajmeYoutube do të rikthejë llogaritë e fshira për keqinformim

Youtube do të rikthejë llogaritë e fshira për keqinformim

Të ngjajshme

Zyrtarizohet lidhja e Amir Rrahmanit me influenceren e njohur

Në muajin gusht, çifti i famshëm, Drita Stublla e...

Policia e Izraelit arreston burrin që kërcënoi Netanyahun me vrasje

Policia izraelite ka arrestuar një burrë për kërcënimin me...

Ariu shfaqet në Novosellë të Pejës, sulmon dhe mbyt disa dele

Ka disa ditë që flitej se në fshatin Novosellë...

Erion Veliaj ndjek “live” nga qelia Ramën duke e shkarkuar?

Pas vendimit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, i cili...

YouTube planifikon të rikthejë disa llogari që ishin ndaluar për shkelje të rregullave për keqinformim të vazhdueshëm për Covid-19 dhe zgjedhjet amerikane të vitit 2020.

Njoftimi erdhi përmes një letre nga avokati i kompanisë mëmë, Alphabet, në përgjigje të një hetimi të republikanëve se administrata e mëparshme Biden kishte detyruar kompanitë e mëdha teknologike që të fshinin disa lloje përmbajtjesh.

Youtube, ashtu si platforma të tjera, ka lehtësuar moderimin e përmbajtjes në vitet e fundit.

“Youtube vlerëson zërat konservatorë në platformë dhe pranon se këta përdorues kanë ndjekje të gjerë dhe luajnë një rol të rëndësishëm në diskutimin publik. Kompania e pranon se këta përdorues janë mes atyre që sot formësojnë konsumin online duke siguruar intervista që duhen parë dhe u japin mundësinë shikuesve që të dëgjojnë politikanë, të famshëm, biznesmenë etj”, thuhet në letër.

Ndërsa në një postim në X, platforma tha: “Kemi marrë shumë pyetje për një rikthim në Youtube për disa përdorues të ndaluar më parë që të krijojnë një kanal të ri. Ky do të jetë një projekt i kufizuar pilot, i disponueshëm për disa përdorues, llogaritë e të cilëve janë fshirë nga politika që tanimë janë rrëzuar.”

Programi i rikthimit do të prezantohet zyrtarisht brenda pak javësh.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz