BallinaLajmeYmeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Të ngjajshme

Ky është inspektori i IPK-së që u plagos sonte në Prishtinë

Një person është plagosur para pak çastesh në Rrugën...

Mbappe: Jam rikuperuar plotësisht nga lëndimi

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe është rikthyer së fundi nga...

Ramabaja: Presidentja Osmani po ndërton strategji të qartë për garën politike të ardhshme

Analisti Sadri Ramabaja ka komentuar vizitat e Presidentes Vjosa Osmani nëpër Kosovë. Ai ka...

Merr fund ky sezon për Medon Berishën pas lëndimit, njofton Lecce

Lecce ka njoftuar se sezoni ka përfunduar për Medon...

57-vjeçari dorëzon vullnetarisht një armë zjarri në Shtime

Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në...

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me rritjen e çmimeve dhe mungesën e ndërhyrjes institucionale.

Sipas tij, në periudha krize qeveritë duhet të reagojnë, sidomos kur çmimi i energjisë bëhet i papërballueshëm për qytetarët, pasi kjo ndikon drejtpërdrejt në të gjitha sektorët.

“Është baza e çdo gjëje tjetër. Nëse nuk intervenon në çmimet e energjisë, kjo ndikon automatikisht në transport dhe në çdo segment tjetër”, ka thënë Ymeri.

Ai theksoi se institucionet, përfshirë qeverinë, ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët në situata të tilla.

“Këta një gjë nuk janë duke e kuptuar: institucionet janë aty për të mbrojtur qytetarin. Për këtë arsye ne organizohemi si shoqëri dhe ndërtojmë shtet – që të na mbrojnë kur kemi nevojë”, u shpreh ai.

Ymeri shtoi se, sipas tij, kryeministri Kurti po tenton të ndjekë të njëjtin model të viteve të kaluara, duke mos ndërhyrë në kohë, por duke ofruar më vonë paketa financiare.

“Po tenton të përsërisë atë që ka bërë në vitet 2023, 2024 dhe 2025 – kur çmimet rriten shumë, pastaj del me paketa ndihme dhe thotë në vend të 100 eurove po japim 200 euro për shkak të inflacionit, duke u përpjekur t’i afrohet zgjedhjeve me këto masa që qytetarët të thonë se së paku po marrin diçka”, ka deklaruar ai në Dukagjin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz