Kandidatja për deputete e LDK-së, Janina Ymeri, ka reaguar ashpër ndaj bilancit të importit të energjisë elektrike, duke e cilësuar këtë vit si më të rëndin financiarisht për vendin.
Ajo tha se vetëm për 11 muajt e parë të vitit, Kosova ka shpenzuar rreth 250 milionë euro për import të rrymës – shifër që sipas saj i tejkalon importet e pesë viteve para qeverisë Kurti, transmeton lajmi.net.
“250 milionë euro import – sa shkolla do të ishin ndërtuar, sa fëmijë do të ishin gëzuar, sa pacientë do të ishin shëruar?” shkroi Ymeri, duke shtuar se këto para po përdoren “për t’i larë borxhet e Albin Kurtit mafisë energjetike”.
Ajo akuzoi institucionet për mungesë transparence dhe tentim të fshehjes së origjinës së energjisë së importuar. Ymeri theksoi se ka mospërputhje në raportime, duke përmendur si shembull rastin e 5 prillit: “Pse kufiri Maqedoni e Veriut–Kosovë kushtoi 1.1 milion euro, ndërsa në drejtim të kundërt 0 euro?”.
Në fund, kandidatja e LDK-së kërkoi hetim të plotë nga Prokuroria Speciale. “Koha është për bashkëpunim maksimal me Prokurorinë – që kjo skemë të zbardhet sa më shpejt. Kur të vijë LDK-ja, të vijnë zgjidhjet, në dritë të bardhë, jo në terr me mafie energjetike”, deklaroi ajo.
Postimi i plotë: