Ylli kroat kthehet në stërvitje pas katër vitesh, shikojeni sa fuqishëm është pritur

Qendërmbrojtësi i Hamburgut, Mario Vuskovic u rikthye sot në stërvitje me ekipin gjerman pas një pezullimi prej 1,404 ditësh, pothuajse katër vitesh për doping. Për shkak të interesit të madh publik, stërvitja po mbahet në Volksparkstadion, gjë që klubi i Hamburgut e ka bërë për herë të parë në historinë e tij.
Bild dhe gazetari gjerman Seb Stafford-Bloor njoftuan se 7,500 tifozë e pritën Vušković-in në tribunën veriore.
Edhe pse dështoi në një test dopingu, Mario Vušković nuk e humbi kurrë mbështetjen e klubit, i cili ia zgjati kontratën pavarësisht se nuk ishte në gjendje të luante. Ai u bashkua me stërvitjen sot dhe është i aftë të luajë nga 15 nëntori.
Gjatë stërvitjes, tifozët këndonin sa herë që Vušković prekte topin.
Për të qëndruar në formë gjatë pezullimit të tij të gjatë, Vušković ka punuar në muajt e fundit me ekspertin e njohur kroat Joško Vlašić, një ish-atlet i dekatlonit dhe babai i kampiones së botës Blanka Vlašić dhe anëtarit të ekipit kombëtar të futbollit Nikola Vlašić.
Kujtojmë se në mars të vitit 2023, gjykata e Shoqatës Gjermane të Futbollit (DFB) në Frankfurt e shpalli Vušković-in fajtor për doping dhe e pezulloi atë për dy vjet. Avokatët e Vušković-it kërkuan lirim nga akuzat, ndërsa Agjencia Kombëtare Gjermane Antidoping (NADA) dhe Agjencia Botërore Antidoping (WADA) kërkuan një rritje të pezullimit nga dy në katër vjet.

Lexo edheAdemi nga Selaniku: FFK po forcon bashkëpunimin me UEFA-n dhe federatat evropiane të futbollit
“Si rezultat i procedurës, gjykata sportive e DFB-së është e bindur me siguri të mjaftueshme se analizat e mostrave A dhe B të urinës së lojtarit treguan praninë e eritropoetinës ekzogjene, shkurt EPO. Është një substancë e ndaluar e ashtuquajtur jo-specifike, e cila përfaqëson një shkelje të dënueshme të rregulloreve anti-doping të DFB-së”, tha Stephan Oberholz, president i gjykatës sportive të DFB-së në atë kohë./Indeksonline/
Großer Empfang von 7.500 Fans des #HSV für Rückkehrer Mario Vušković bei seiner Trainings-Premiere im Volksparkstadion pic.twitter.com/20KSCDNWjh
— BILD Hamburger SV (@BILD_HSV) September 15, 2026














