BallinaSportYlli i Kosovës transferohet te gjiganti i Series A

Ylli i Kosovës transferohet te gjiganti i Series A

Të ngjajshme

Edi Rama uron festën e Fitër Bajramit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar festën e...

Irani: Do të vazhdojmë prodhimin e raketave edhe në luftë

Garda Revolucionare Islamike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit...

Vdes ish-asistenti i Mourinhos

Ka ndërruar jetë Silvino Louro, ish-asistenti i Jose Mourinhos...

Aksident në Lipjan, lëndohet një i mitur

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e...

Kërcënon familjarët dhe kapet me armë në veturë, arrestohet gjilanasi

Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se...
Igli Tare vazhdon të monitorojë me kujdes futbollistët e talentuar shqiptarë kudo që janë dhe sipas mediave italiane, këtë radhë i ka vënë sytë një mesfushori të përfaqësueses së Kosovës.

Drejtori sportiv i Lazios mendon se futbollisti Hekuran Kryeziu është mëri i duhur për t’i dhënë një impuls më shumë skuadrës së tij ndaj përgatitet për një ofertë konkrete.

Mediat italiane raportojnë se futbollisti 24-vjeçar që luan te Lucerna në Zvicër ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të njohura në Europë, mes të cilave edhe Monako dhe Fejenord. Ndaj Tare kërkon të mundë konkurrencën dhe në javët e fundit ka dërguar skaut për ta ndjekur në veprim lojtarin.

Tare ka planifikuar një takim me menaxherin e futbollistit, Arzen Ramadanin, me të cilin pritet të diskutohet një transferim i mundshëm pasi edhe Lucerna nuk do të ishte kundërt, gjithmonë nëse oferta e Lacios do të kënaqë financiarisht këtë klub me të cilin Kryeziu ka kontratë deri në qershorin 2018.

Kryeziu ka luajtur me kombëtaret e moshave të Zvicrës rregullisht, deri në përfaqësuesen U-21, por ashtu si shumë lojtarë të tjerë, zgjodhi të përfaqësonte Kosovën sapo iu dha mundësia. Deri tani, ai ka luajtur 5 ndeshje me fanellën e Kosovës, ndër të cilat 3 në eliminatoret e Botërorit 2018.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz