back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaTeknologjiYahoo: Janë vjedhur Informacione nga të paktën 500 milion llogari përdoruesisht

Yahoo: Janë vjedhur Informacione nga të paktën 500 milion llogari përdoruesisht

Të ngjajshme

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Yahoo zbuloi një thyerje masive të sigurisë nga një aktor i sponsorizuar shtetëror, e cila mund të rezultojë në vjedhjen më madhe të të dhënave online regjistruar ndonjëherë.

- Advertisement -

Në atë që mund të shënohet në histori si e Enjta e zezë e Yahoo, kompania konfirmoi raportimet e Recode të pak orëve më parë se kishte patur një thyerje të sigurisë ku ishin prekur miliona përdorues.

Të paktën 500 milion llogari përdoruesish janë vjedhur nga rrjeti i saj në 2014-tën. Të dhënat e vjedhura përmbajnë emra, adresa e-mail-i, numra telefonikë, datëlindje, fjalëkalime, informacione të kartave dhe llogarive bankare.

Gjatë muajit Gusht 200 milion llogari Yahoo dolën në shitje në tregun e zi të TheRealDeal nga një haker i quajtur peace_of_mind me pretendimin se llogaritë i kishte marrë nga një grup hakerash Rusë.

“Hetimi nuk ka zbuluar prova të përfshirjes së aktorëve të sponsorizuar shtetëror në rrjetin e Yahoo,” tha kompania. Yahoo bëri të ditur se është duke punuar nga afër me agjensitë e zbatimit të ligjit lidhur me çështjen.

Kjo ngjarje pritet të ndikojë në planet e kompanisë për të shitur shërbimin e e-mail tek Verizon. Gjatë muajit Korrik, gjigandi amerikan i telekomunikacionit kishte konfirmuar blerjen e pronave të internetit të Yahoo për 4.83 miliard dollar ndërsa tha se ishte njoftuar për thyerjen e sigurisë dy ditë më parë. (PCWorld Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz