back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeXhelal Sveçla: Çka s'po shohim, shokët e Grenellit e mbështetësit e Trumpit,...

Xhelal Sveçla: Çka s’po shohim, shokët e Grenellit e mbështetësit e Trumpit, po mburren me presidentin Biden

Të ngjajshme

FSK forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e 138-ta në botë

Forca e Sigurisë së Kosovës sipas platformës prestigjioze online,...

“Qajte se të la”, Alba përplaset me Dolcen për Limin

Dy banoret e Big Brother VIP Kosova, Alba dhe...

Mot i vranët e me shi

Sot pritet mot kryesisht i vranët, ndërsa në disa...

Anëtari i VV-së, Xhelal Sveçla, po habitet me formën se si njerëzit i ndryshojnë qëndrimet e tyre.

Ai ka hedhur një status në Facebook, ku shprehi habinë se si miqtë kosovarë që mbështetën Trumpin, tash po pajtohen me Biden, shkruan Syri Kosova.

Sveçla fjalën e kishte për partitë në pushtet e opozitë që u deklaruan pro-Trumpit, të cilët patën reagime të mira për letrën që Biden ia dërgoi Vuçiqit.

“Çka s’po shohim. Shokët e Grenellit e mbështetësit e Trumpit, po mburren me presidentin Biden.

Janë shumë të dobët, por dobësia e tyre nuk duhet të bëhet dobësi e Kosovës.

Kur Albin Kurti e mbështeti presidentin Biden haptazi në fushatë, e bëri sepse e dinte qëndrimin e Joe Biden në mbështetje të Kosovës.

Ndërsa këta që “ua ka bërë Zoti verë e raki” na qortonin se pse e mbështetëm Bidenin.

Kjo që Biden i ka kërkuar Vuçiqit, – mutual recognition – i bie njohje e ndërsjelltë, pra reciprocitet. Ndërsa këta shokët e Grenellit, për me largu reciprocitetin e rrëzuan qeverinë në mes të pandemisë.

Janë shumë të pafytyrë, por pafytyrësia e tyre nuk do të qeverisë më me Kosovën.

Presidenti Biden do ta ketë partnerin legjitim dhe të denjë për bashkëpunim në Kosovë, Albin Kurtin” tha ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz