Xhavit Haliti është një nga themeluesit e UÇK-së. Pas goditjeve politike ndaj krerëve të luftës nga Gjykata Speciale, mbetet i vetmi ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së që garon për deputet të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, me numrin 14.
Gjatë luftës çlirimtare, roli i tij ishte vendimtar në diplomaci. Xhavit Haliti ishte ura lidhëse mes UÇK-së dhe diplomacisë ndërkombëtare, duke ndërtuar kontakte të drejtpërdrejta me diplomatë amerikanë dhe evropianë, në një kohë kur fati i Kosovës vendosej në tavolina të mëdha.
Rëndësia e tij strategjike u konfirmua edhe në proceset gjyqësore në Hagë ndaj krerëve të UÇK-së, kur John Duncan, ish-këshilltar i ish-komandantit suprem të NATO-s, Wesley Clark, e cilësoi Xhavit Halitin si person me rëndësi të veçantë për NATO-n, duke kërkuar që çdo diskutim për të të zhvillohej në seancë të mbyllur.



