BallinaLajmeXhavit Haliti flet për arkivën e UÇK-së: Dikush mund të ketë ditar...

Xhavit Haliti flet për arkivën e UÇK-së: Dikush mund të ketë ditar personal – por këto s’janë arkiv

Të ngjajshme

Moti për javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se...

Kemi mijëra objektiva të tjera për të goditur në Iran, thotë zëdhënësi i ushtrisë izraelite

Effie Defrin, një zëdhënëse e ushtrisë izraelite, ka dhënë...

Gol në “Olimpico”, Lazio në epërsi ndaj Milanit

Skuadra e Lazios ka shënuar gol ndaj Milanit, në...

Benita nuk heziton, ekspozon të pasmet bombastike

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ka...

Netanyahu mohon ‘fake news’ për vrasjen e tij/ Publikon videon teksa konsumon kafe

Pasi u përhapën teoritë konspirative në mediat sociale se...

Deklarata e zv/kryeministrit Besnik Bislimi, se është dakorduar me palën serbe që të hapen të gjitha arkivat, duke përfshirë edhe ato të Kosovës që kanë të bëjnë me UÇK’në, ngjalli reagime të shumta, e në veçanti nga ish-udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK’së.

E për këtë temë, ka reaguar edhe ish-udhëheqësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Xhavit Haliti, i cili në një prononcim për Periskopin tha se zotimi për të hapur diçka që nuk e ke në zotërim është një gënjeshtër.
Haliti tha se mund të ketë dikush shënime personale dhe ditarë personal, por që këto nuk janë arkiva.

“Megjithatë ish-UÇK’ja s’ka çfarë të fshehë nga askush, gjithçka çfarë është kërkuar nga UÇK ne e kemi të nënshkruar në Rambuje, pastaj kemi pranuar marrëveshjen e Kumanovës dhe kemi nënshkruar marrëveshjen për demilitarizim”, ka thënë Haliti.

Reklamë
“Çështja e arkivit të UÇK’së, është mjaft komplekse, zotimi për të hapur diçka që nuk e ke në zotërim është gënjeshtër. Megjithatë ish-UÇK, s’ka çfarë të fshehë nga askush, gjithçka çfarë është kërkuar nga UÇK ne e kemi të nënshkruar në Bambuje, pastaj kemi pranuar marrëveshjen e Kumanovës dhe kemi nënshkruar marrëveshjen për demilitarizim. Tani Kosova ka arkivin e sajë, dhe unë nuk besoj që ka arkiv tjetër paralel. Mund të ketë dikush shënime personale, dhe mund të ketë ditarë personal, por këto s’janë arkiva. Besoj që arkivi i Kosovës është në dispozicion të çdo qytetari e të çdo institucioni, për hulumtime në përputhje me rregullat në fuqi”, ka deklaruar Haliti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz