BallinaLajmeXhavit Haliti dhe Gani Dreshaj po akuzohen për sulm ndaj deputetit Arben...

Xhavit Haliti dhe Gani Dreshaj po akuzohen për sulm ndaj deputetit Arben Gashi: Kaq vite burg mund të marrin

Të ngjajshme

Britania vendos sistem anti-dron Rapid Sentry në Kuvajt pas sulmit iranian

Mbretëria e Bashkuar ka dërguar sistemin e mbrojtjes ajrore...

PrishtinaTicket nis fluturimet direkte drejt Salzburgut – lidhje e re ajrore nga Prishtina

Kompania PrishtinaTicket ka vënë në funksion linjën direkte nga...

Ballkani bën lëvizje, sjell një brazilian

Ballkani ka sjellë një përforcim në repartin e mbrojtjes. Bëhet...

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe deputetit të AAK’së, Gani Dreshaj, pasi më 18 maj 2018 në Kuvendin e Republikës së Kosovës kishte sulmuar deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, shkruan Gazeta Metro.

Sipas aktakuzës së 31 majit të këtij viti, Haliti akuzohet se ka kryer veprën penale “sulm”, ndërsa Dreshaj për veprën penale “kanosje”.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, me të cilën pretendohet se më 18 maj 2019, në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, me dashje e kishte sulmuar deputetin Arben Gashi duke e shtyrë me krah dhe bërryl në gjoks.

Ndërsa deputeti Gani Dreshaj, po akuzohet se po të njëjtën ditë, me dashje e kishte kanosur deputetin Gashi, me fjalët “Kom me ta prish fytyrën”. Me këtë fjali prokuroria pretendon se Gashit i është shkaktuar ndjenja e frikës dhe ankthit.

Vepra penale e “sulmit”, me të cilën akuzohet Haliti, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës parasheh një dënim me gjobë ose me burgim deri në tri vite, ndërsa ajo e “kanosjes”, me të cilën ngarkohet Dreshaj, pirashësh një dënim me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz