Xhandarmëria serbe shfaqen edhe gjatë protestës së banorëve të Karaçevës
03

Lexo edheAksident i frikshëm në Rrugën e Kombit: Vdes një person, trupi i del nga vetura

Banorët e Karaçevës kanë dalë për të protestuar pas zhvillimeve të fundit në këtë fshat të Kamenicës.
Me flamuj të Kosovës e Amerikës në duar ata po kërkojnë mbrojtje, pasi disa ditë më parë xhandarmëria serbe u fut brenda territorit të Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Kamenicës, shkruan Reporteri.
Banorët e këtij fshati kishin pasur ankesa të vazhdueshme për raste të tilla të futjes së xhandarmërisë serbe brenda territorit tonë.
Lëvizjet e xhandarmërisë serbe janë parë edhe ndërkohë që banorët shqiptarë po protestonin.
Në disa pamje të publikuara në media, ata shihen duke patrulluar matanë rrugës.

Lexo edheAksident i frikshëm në Rrugën e Kombit: Vdes një person, trupi i del nga vetura
Protesta në Karaçevë gjatë tërë kohës është monitoruar nga pjesëtarë të KFOR-it.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se banorët e kësaj ane nuk do të mbeten të rrezikuar dhe se veprimet e Qeverisë do të jenë në përputhje me Kushtetutën.
Në anën tjetër, KFOR ka thënë se hyrja e xhandarmërisë serbe brenda territorit të Kosovës ishte në kuadër të një patrullimi të përbashkët. /Reporteri.net