back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaSportXhaka flet me Behramin: A biseduan për ftesën e Kosovës?

Xhaka flet me Behramin: A biseduan për ftesën e Kosovës?

Të ngjajshme

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore 3:1 në udhëtim te Watfordi.

Djelmoshat e Arsene Wenger kanë shijuar fitoren e parë në sezonin e ri të Ligës Premier, pasi kanë mposhtur në udhëtim Watfordin e Walter Mazzarrit.

Granit Xhaka ka qenë i pranishëm në fushë gjatë gjithë takimit, ku ka marrë vlerësime pozitive për paraqitjen e sotme, transmeton Telegrafi.

Me të përfunduar takimi, Xhaka ka takuar bashkëlojtarin te përfaqësuesja zvicerane, i cili luan për Watfordin, Valon Behramin.

Teksa Xhaka shihet se ngushëllon me duar Behramin, nuk dihet nëse kanë biseduar për ftesën e Zvicrës kundër Portugalisë, e cila bëri bujë të madhe në Kosovë.

E gjithë kjo pasi që Kosova do të luajë për herë të parë në histori në ndonjë ndeshje kualifikuese për botëror, ku do të takohet me Finlandën në Helsinki, ndërsa futbollistët e lartpërmendur kanë marrë ftesa prej Federatës së Futbollit të Kosovës, ku besohet se nuk kanë pranuar të veshin fanellën e përfaqësueses kosovare.

Kujtojmë se Zvicra ka ftuar edhe sulmuesin prizrenas, Shani Tarashajn, i cili është pritur të luajë për Kosovën. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz