Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, tha se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në çdo periudhë të Kosovës ka qenë kundërshtues i proceseve, madje edhe kundërshtar i Rambujesë.
Ai potencoi se Kurti nuk ka qenë kundër Pavarësisë së Kosovës, por kundër procesit që është ndërtuar në procesin e pavarësisë.
Xhaferi e përmendi edhe kur Kurti e quante flamurin e Kosovës “lara, lara”.
”Roli i liderit ka rol të rëndësishëm edhe në proces të shtetndërtimit edhe zhvillimor, varet se çfarë kahje merr a pozitive a negative, në histori njohim lider që kanë bashku procese, e kemi presidentin Rugova, në vitet e 90’ta e bashkoi komplet popullin për procese shumë të rëndësishme. E kemi edhe zonjën Merkel që ka qenë lidere”.
“Por kemi edhe lider e individ që njihen për negativitet si Adolf Hitler që në periudhat e Luftës së Dytë Botërore dihet se çfarë situate kanë përjetu shtetet Evropiane edhe më tutje, por edhe e kemi në Shqipëri edhe Enver Hoxhën”, tha ai në klankosova.
Sipas Xhaferit, problemi kryesor në Kosovë është mendësia politike.