back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeXhaferi: Albin Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës

Xhaferi: Albin Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës

Të ngjajshme

Chelsea si Manchester Unitedi, kriza vazhdon edhe për Blutë e Londrës

Skuadra e Chelseat ka pësuar humbje 1:2 ndaj Brightonit...

Maratona Prishtina 2025: Policia njofton për bllokime dhe devijime e këtyre rrugëve të dielën

Me rastin e organizimit të Maratonës Ndërkombëtare Prishtina 2025,...

Çfarë goli i jashtëzakonshëm nga Alvarez, Atletico pranë fitores ndaj Realit

Atletico Madridi e ka rritur avantazhin dhe tani po...

Varroset Eldion Kelmendi, vëllai i Gjestit

Është varrosur viktima e aksidentit të djeshëm në Bllagajë...

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, në emisionin “Real Talk me Maxhunin” duke folur për pezullimin e Dialogut Strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kosovës, përgjegjës për këtë veprim e ka bërë kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Xhaferi ka konsideruar se Kosovës i është bërë dëm i madh ku do të ketë edhe kosto të jashtëzakonshme.

 

“Dëmin që e kemi prej qeverisë Kurti ka me vazhdu, sepse ky dëm në të cilën jemi në çdo relacion edhe me partnerët tonë evropian edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ketë kosto  jashtëzakonisht të madhe. Ne jemi në sanksione përveç Shteteve të Bashkuara të Amerikës edhe nga BE”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi ka thënë se Kosova është në regres në çdo situat.

 

Bashkimi Evropian kishte  njoftuar se përkohësisht do të pezullojë mbajtjen e takimeve me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe me ministrat e kabinetit të tij brenda ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, deri në formimin e një qeverie me mandat të plotë.

Për këtë vendim të Bashkimit Evropian deputeti i LDK-së ka thënë se kjo ndodhë kur nuk respektohen institutcionet e vendit.

“Pikërisht mos respektimi i institutcioneve që janë të pavarura si Gjykata Kushtetuese. Sepse kemi një qeveri e cila realisht nuk e respekton vendimet e intitucioneve të pavraura të vendit tonë dhe normalisht që kjo ka kosto përveç politike dhe pastaj ekonomike. Dhe krejt ky diskurs që është duke ndodhur në kontekstin edhe të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është për shkak të kryeneçësisë politike që ka Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ai në Periskop.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz