BallinaLajmeXhabir Xharku hyn në Kosovë

Xhabir Xharku hyn në Kosovë

Të ngjajshme

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Zbulohet lista e plotë e konkurrentëve të “Ferma VIP 3”

“Ferma VIP” rikthehet këtë të premte me sezonin e...

Reagimi i Vesa Lumës pas largimit të Stenaldo nga BBV: Nuk jemi ende gati si shoqëri

Këngëtarja Vesa Luma ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Ndalimi i ekzekutimit të dënimit me burgim ndaj ish-kryetarit të Kaçanikut, Xhabir Zharku, ka bërë që ky i fundit të kthehet lirshëm në Kosovë. Zharku në këto momente ka hyrë në territorin e Kosovës. Ai për Express thotë se nuk ka pasur asnjë ndalesë nga ana e autoriteteve të hetuesisë në kufi. Deklaron se po u kthehet shokëve të luftës.

Gjashtë vjet pasi iku nga Kosova drejt Suedisë, duke lënë postin e të parit të Komunës, që e mbante nga viti 2007, Gjykata Themelore në Ferizaj ka ndaluar ekzekutimin e dënimit me burg ndaj tij. Sipas përgjigjes së Gjykatës, kjo kishte ndodhur pasi autoritetet suedeze kishin refuzuar ekstradimin e tij.

Ai pak ditë pas vendimit të Gjykatës, Zharku lirshëm ka hyrë në territorin e Kosovës. Ai nën përcjelljen e sekretarit të Organizatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj është futur lirshëm në vend.

“Po ndihem mirë se po u kthehem shokëve të luftës”, i ka thënë shkurt Expressit, Xhabir Zharku.

E Nasim Haradinaj i cili po i rri në krah ish-kreut të Kaçanikut, thotë se njeriu i duhur po i kthehet Kosovës. “Drejtësia” e Bamias u mposht! Njeriu i duhur i kthehet vendit të vet…”, ka deklaruar Haradinaj për Express.

Kujtojmë që Gjykata e Qarkut në Prishtinë, më 21 prill të vitit 2011 e kishte shpallur Xhabir Zharkun fajtor për kryerjen e veprave penale të detyrimit dhe posedimit të paligjshëm të armës, dhe i kishte shqiptuar atij dënim me tre vjet burgim si dhe gjobë prej 1,500 euro.

Ky vendim ishte vërtetuar nga Gjykata Supreme e Kosovës më 8 maj 2012. Por edhe gjashtë muaj pas vërtetimit të dënimit të tij nga Gjykata Supreme e Kosovës, Zharku kishte qëndruar i lirë, edhe pse aktvendimi për ekzekutimin e vendimit nga Gjykata e Qarkut të Prishtinës në atë kohë kishte mbërritur në Gjykatën komunale të Kaçanikut. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz