Xabi Alonso shumë afër të marrë drejtimin e Chelseat
dp

Lexo edheGjyqtari holandez përjashtohet nga Kupa e Botës për shkak të dyshimeve për dhunë seksuale

Xabi Alonso po afrohet gjithnjë e më shumë me postin e trajnerit të ri të Chelsea.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetari italian Nicolò Schira, i cili raporton se tekniku spanjoll është objektivi kryesor i klubit londinez për pankinën e sezonit të ardhshëm.
Sipas Schiras, bisedimet mes drejtuesve të Chelsea dhe Alonsos po zhvillohen në mënyrë shumë pozitive, ndërsa palët po afrohen drejt një marrëveshjeje përfundimtare.

Lexo edheGjyqtari holandez përjashtohet nga Kupa e Botës për shkak të dyshimeve për dhunë seksuale
Ish-mesfushori legjendar ka fituar vlerësime të mëdha për punën e tij si trajner në vitet e fundit, duke u konsideruar si një nga emrat më premtues të brezit të ri të teknikëve europianë. Stili modern i lojës dhe aftësia për të menaxhuar skuadra të mëdha e kanë bërë atë prioritet absolut për “Blutë”.
Nëse marrëveshja finalizohet, Alonso do të merrte drejtimin e një prej klubeve më të mëdha në Premierligë, me synimin për ta rikthyer ekipin në garën për trofetë më të rëndësishëm në Angli dhe Europë.