back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditXabi Alonso po planifikon dy transferime të çmendura te Real Madrid

Xabi Alonso po planifikon dy transferime të çmendura te Real Madrid

Të ngjajshme

Modelja shqiptare “djeg” Instagramin në tetor, Vildane Zeneli me poza joshëse

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Vildane Zeneli, ka ndezur...

Në përvjetorin e lidhjes, Vesa publikon foto duke u puthur në buzë me Dakun

Tiktokerja Vesa Vllasaliu dhe futbollisti Mirlind Daku, ditën e...

Musliu: Lista Serbe e glorifikon kriminelin e luftës Nebojsha Pavkoviq

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar ashpër ndaj...

​KQZ i afrohet shpalljes së rezultateve përfundimtare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se është në...

Trajneri i Real Madridit, Xabi Alonso, thuhet se është duke përgatitur transferimin e dy yjeve të Premier League përpara fillimit të sezonit të ri.

Alonso po përgatitet për sezonin e tij të parë në drejtimin e Los Blancos, pasi u largua nga Bayer Leverkusen për të marrë frenat te gjigantët e La Ligës përpara Kupës së Botës për Klube muajin e kaluar.

Real Madrid synon një sezon më të suksesshëm se ai i kaluar, kur nuk arriti të fitojë asnjë trofe të madh – u eliminua në çerekfinale të Ligës së Kampionëve dhe e përfundoi sezonin si nënkampion në La Liga dhe Copa del Rey.

Sipas Marca, Real po planifikon të largojë tre futbollistë gjatë kësaj vere: Rodrygo, Dani Ceballos dhe Fran Garcia.

Nëse largohen këta të tre, thuhet se 15-herë kampionët e Europës do të përqendrohen në afrimin e një qendërmbrojtësi të ri.

Real Madrid thuhet se është shumë i interesuar për Ibrahima Konaté, mbrojtësin e Liverpoolit, kontrata e të cilit përfundon në qershor të vitit 2026.

Marca pretendon se drejtuesit madrilen “e kanë bërë tashmë punën e nevojshme” për ta siguruar Konatén si lojtar të lirë verën e ardhshme, në një marrëveshje të ngjashme me atë të Trent Alexander-Arnold, që u transferua nga Liverpool te Real Madrid këtë verë.

Megjithatë, drejtuesit e klubit janë ende duke shqyrtuar nëse duhet të veprojnë tani apo të presin për fundin e sezonit të ardhshëm.

Ndërkohë, madrilenët raportohet se janë të interesuar edhe për William Saliba të Arsenalit, dhe interesi për të nuk varet nga realizimi apo jo i transferimit të Konatés.

Gjithsesi, transferimi i Salibas do të ishte “i madh, i komplikuar dhe shumë i shtrenjtë”, duke pasur parasysh se ai ka edhe dy vite të mbetura në kontratën me klubin londinez.

Arsenali është i vendosur ta mbajë mbrojtësin francez, dhe mediat raportojnë se klubi ka nisur tashmë bisedimet për rinovimin e kontratës.

Në mars, Saliba kishte deklaruar:

“Jam shumë i lumtur këtu. Kam dy vite e gjysmë që jam te Arsenali. Nuk ka asgjë [për t’u shqetësuar]. Jam i lumtur dhe dua të vazhdoj këtu.” /GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz