BallinaInstantWilliam Walker pas takimit me Albin Kurtin: Qeveria duhet të formohet sa...

William Walker pas takimit me Albin Kurtin: Qeveria duhet të formohet sa më shpejt

Ish-ambasadori i OSBES-së, William Walker, pas takimit me kryetarin e VV-së tha se i tha Albin Kurtit se Qeveria duhet të formohet sa më shpejt, raporton Ekonomia Online.

“Kjo punë duhet të kryhet pasi qytetarët këtë e presin, kanë kaluar 100 ditë pas zgjedhjeve dhe qeveria duhet të formohet sa më shpejt”.

I pyetur nëse Kurti e informoi për negociatat me LDK-në, Walker u shpreh se nuk kanë biseduar për detajet, por që është gjithmonë kënaqësi të bisedoj me z. Kurtin.

“Vendi pa qeveri është vështirë shtet. Juve ju duhet një qeveri. Pritshmëritë janë të mëdha, se ju keni një mundësi, me një njeri të ri. Jam shumë i interesuar të shoh se kur kjo do të ndodh dhe shpresoj se do të ndodhë së shpejti”, u shpreh Walker pas takimit me Kurtin.

Walker gjithashtu ka thënë se bisedimet për ndarjen e posteve janë metodë e vjetër e një sistemi të vjetër.

 

- Advertisement -