WhatsApp së shpejti me një funksion të ri, të shumëpritur
dp

Lexo edheRuajtja e fotove dhe videove në Snapchat do të bëhet me pagesë

WhatsApp së shpejti do t’u lejojë përdoruesve të kërkojnë kontakte të reja sipas emrit të përdoruesit. Kjo do të shtojë një tjetër mundësi për ruajtjen e numrave të telefonit.
Gjithashtu, do të jetë e mundur të enkriptohen kërkesat për kontakte me një kod.
WhatsApp më pas do të kërkojë në bazën e të dhënave të tij për përputhje, edhe nëse personi nuk është në listën e kontakteve të përdoruesit.

Lexo edheRuajtja e fotove dhe videove në Snapchat do të bëhet me pagesë
Për llogaritë që përputhen, shfaqet emri i përdoruesit dhe fotografia e profilit, në mënyrë që përdoruesit të mund të fillojnë menjëherë një bisedë—pa shtuar kontaktin ose pa ditur numrin e tij të telefonit.
Funksioni i rezervimit mund të jetë së shpejti i disponueshëm për të gjithë përdoruesit, jo vetëm për ata që kanë një version beta./Indeksonline/