Monday, July 21, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditWest Hami dhe Fulhami në garë për sulmuesin e Interit

West Hami dhe Fulhami në garë për sulmuesin e Interit

Të ngjajshme

West Ham, Fulham dhe Besiktas janë ndër klubet që po shfaqin interes për Mehdi Taremi, sulmuesin iranian të Interit, i cili pritet të largohet këtë verë nga klubi italian.

Interi është i gatshëm ta shesë Taremin gjatë këtij afati kalimtar dhe ka në plan të transferojë një sulmues më kreativ për të përforcuar repartin ofensiv. Ademola Lookman konsiderohet objektivi kryesor i “nerazzurrëve” për këtë pozitë.

Siç raportoi fillimisht Gianluigi Longari nga Sportitalia, janë tri klube që aktualisht po shqyrtojnë mundësinë për të bërë ofertë për sulmuesin 33-vjeçar: Besiktas, Fulham dhe West Ham.

Taremi iu bashkua Interit si lojtar i lirë në verën e vitit 2024, por pas një sezoni të dobët ku shënoi vetëm 3 gola në 43 paraqitje në të gjitha garat, klubi është i hapur për të dëgjuar oferta dhe do ta shesë atë ofertuesit më të mirë.

Kontaktet paraprake me Besiktas tashmë kanë nisur, ndërsa të dy klubet angleze po e vlerësojnë gjithashtu mundësinë e transferimit të tij

- Advertisement -

Të Fundit