Ish-gjenerali i NATO-së, Wesley Clark do të filloj dëshminë të hënën, me 17 nëntor.
Kështu kanë marrë vendim Dhomat e Specializuara, transmeton lajmi.net.
Dëshmia e tij do të filloj në ora 12:00 dhe do të zgjasë deri të mërkurën me 19 nëntor.
Pas dëshmisë së Clark, pritet të ketë një Konferencë për ecurinë e çështjes. Palët s’patën asnjë kundërshtim në lidhje me këtë.
Sot e përfundoi dëshminë Christopher Hill. Ndërkohë që Clark pritet të jetë dëshmitari i fundit i mbrojtjes./lajmi.net/