BallinaLajmeVV për bashkëpunimin me LDK-në. Kosova ndodhet para një rreziku të madh,...

VV për bashkëpunimin me LDK-në. Kosova ndodhet para një rreziku të madh, duhet konsensus

Të ngjajshme

Këngë e re? Rita Ora krah Ava Max-it

Rita Ora dhe Ava Max janë bërë bashkë në...

Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Dy aksidente me fatalitet dhe mbi 2 mijë gjoba...

SHBA-ja godet hakerat iranianë, mes tyre edhe “Homeland Justice” që sulmoi Shqipërinë

Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së njoftoi të enjten se...

Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtruar’ nga Epstein

Princesha e Kurorës së Norvegjisë, Mette-Marit, tha të premten...

U arrestua dy ditë më parë, vdes në burg 41-vjeçari

Ka humbur jetën në burg, 41-vjeçari që u arrestua...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth bashkimit opozitar, më konkretisht rreth bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Sveçla ka thënë se Kosova ndodhet para një rreziku të madh, dhe duhet të arrihet konsensus për këtë çështje mes partive.

“Kosova ndodhet para një rreziku jashtëzakonisht të madh. Thaçi po ju bindet kërkesave dhe dëshirave të Serbisë me të cilat ne do humbim territor, dhe nëse kjo ndodhë atëherë është humbje pa kthim.

Ne po kërkojmë konsensus për ta tejkaluar këtë situatë. Hashim Thaçi është personi I fundit në skenën politike të cilit mund ti besojmë”, ka thënë Sveçla.

Ai ka shtuar se presidenti Thaçi në fillim ka deklaruar se kompromisi me Serbinë do të jetë i dhimbshëm dhe se nuk e dimë cili është pretendimi i tij.

“Për ne, më rëndësi është integriteti territorial. Ne nuk i kemi harruar e as amnistu dallimet që i kemi me LDK-në. Në kohën kur shtëpinë ti e ki me flak të gjithë anëtarët e shtëpisë bëhen bashkë për ta fikë zjarrin. Integriteti territorial për ne është primarë”, tha Sveçla. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz