back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeVV krahasoi PDK-në me Listën Serbe, Musliu: Krahasim i ulët, i rrezikshëm...

VV krahasoi PDK-në me Listën Serbe, Musliu: Krahasim i ulët, i rrezikshëm dhe i pavërtetë – PDK mbetet shtylla e shtetit të Kosovës

Të ngjajshme

Asllani në formacionin e javës në Bundesliga

Ylli i Kosovës, Fisnik Asllani është futur në formacionin...

Bilanc tragjik në trafik: 86 të vdekur për nëntë muaj, gati gjysma shoferë

86 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku për...

Fillon votimi me postë nga jashtë Kosovës për balotazh

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se sot ka filluar...

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka reaguar pasi dje VV ka krahasuar PDK-në dhe partitë e tjera që votuan kundër formimit të Qeverisë Kurti 3, me Listën Serbe.

Ajo ka thënë se krahasimi që VV i bënë PDK-së me Listën Serbe është i ulët, i rrezikshëm i pavërtetë dhe thellësisht fyese për vet shtetin e Kosovës.

Musliu ka thënë se krahasimi i PDK-së me ata që e mohojnë Republikën e Kosovës, është turp dhe mashtrim politik, shkruan lajmi.net.

“Kjo gjuhë e urrejtjes nuk është politikë, është dëshpërim. Ata që s’kanë rezultate, kërkojnë armiq për t’i fshehur dështimet e veta. PDK është dhe do të mbetet shtylla e shtetit të Kosovës. Populli e di mirë kush ka dhënë për këtë vend”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka thënë se dje VV ka marrë atë që ka mbjell.

“Tani është koha për ide, jo për shpifje. Për punë, jo për propagandë. Për Kosovën, jo për pushtet”, ka shtuar Musliu. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i saj:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz