back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeVV-ja u përgjigjet akuzave të PDK-së për blerje votash

VV-ja u përgjigjet akuzave të PDK-së për blerje votash

Të ngjajshme

Vdes një i paraburgosur në Qendrën Korrektuese të Hajvalisë

I paraburgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, me...

Dajaku: Kjo është një nga fitoret më të mëdha në histori të Kosovës

Emisioni sportiv “Favorit” vjen me një edicion special sonte,...

Osmani e Kurti festojnë bashkë golin e Kosovës ndaj Suedisë në “Fadil Vokrri”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri...

Imri Ahmeti pritet ngrohtë në Shalë

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, është pritur ngrohtë në...

Lëvizja Vetëvendosje u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike të Kosovës se kanë blerë vota në Prizren.

PDK-ja ka lëshuar një komunikatë para disa orëve, ku pretendonte se një aktivist i VV-së është kapur duke blerë vota në ambientet e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren. PDK pretendon se votuesi ishte aktivist i VV-së dhe e kishte fotografuar votën, por ai, sipas VV-së ka qenë votues i PDK-së, shkruan Gazeta Sinjali.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se është PDK-ja ajo që është kapur në flagrancë dhe po akuzon të tjerët.

“Në qendrën e votimit 2003a, në ambientet e SHFMU Abdyl Frashëri në Prizren, kryesuesi i vendvotimit, Ardi Pulaj i LVV e ka vënë re një qytetar duke fotografuar votën. Menjëherë e ka lajmëruar policinë, policia e ka shoqëruar qytetarin në stacion, për ta intervistuar. Vota, e cila u bë e pavlefshme, u pa nga komisionerët se ishte për PDK”, ka shkruar Manxhuka.

Ai u ka bërë thirrje votuesve që të mos i fotografojnë votat e tyre.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz