BallinaLajmeVV-ja tregon mënyrën e shpërndarjes së subvencioneve në bujqësi në komunën e...

VV-ja tregon mënyrën e shpërndarjes së subvencioneve në bujqësi në komunën e Skenderajt (FOTO)

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj përmes një aksioni simbolik ka ilustruar mënyrën e shpërndarjes së subvencioneve në bujqësi në komunën e Skenderajt, raporton Drenica Press.

Sipas VV-së komuna fillimisht fillon me shpërndarjen e subvencioneve për të afërmit dhe më pas çfarë tepron u ndan fermerëve.

Lexojeni të plotë postimin e Lëvizjes Vetëvendosje – dega Skenderaj:

“Subvencione në bujqësi”

Duke ndjekur praktikat e Komunës së Skënderajt, sot, përgjegjësi për sektorin e bujqësisë, Bahri Zabeli, i shoqëruar nga sekretari i qendrës, Avni Ramadani, dhe aktivistë të tjerë, kanë bërë shpërndarjen e subvencioneve në bujqësi. Në fakt, kanë ilustruar mënyrën e shpërndarjes së subvencioneve në bujqësi në komunën tonë.

Duke marrë shembull nga komuna, fillimisht, ata filluan me shpërndarjen e subvencioneve për të afërmit e tyre me shpresën se çfarë tepron do ta shpërndajnë për bujqit. Fatkeqësisht, familjarë shumë e asgjë nuk teproi. Shnosh herëve tjera.

Në ndërkohë, derisa po bëhej shpërndarja e subvencioneve, një pulë i ka bërë tre vezë! Me atë rast, për të mos i lënë asgjë rastit, drejtori i bujqësisë ka kërkuar që vezët t’i kthehen komunës në emër të participimit.

Kështu edhe komuna nxjerr diçka.

Pulat pa pupla, simbolizojnë subvencionet pa dobi që shpërndan komuna jonë. Komuna çdo vjet bëhet se shpërndanë subvencione, por këto subvencione nuk shpërndahen si duhet dhe për rrjedhojë nuk e përmirësojnë aspak gjendjen në bujqësi.

Mbishkrimet tregojnë lidhjet familjare në shpërndarjen e subvencioneve në bujqësi në komunën tonë.

Të mos harrojmë me falenderu kryetarin e komunës që na e besoi shpërndarjen e këtyre subvencioneve.Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje SkenderajFotografia e Lëvizja Vetëvendosje SkenderajFotografia e Lëvizja Vetëvendosje SkenderajFotografia e Lëvizja Vetëvendosje Skenderaj

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje Skenderaj

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje Skenderaj

Fotografia e Lëvizja Vetëvendosje Skenderaj

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz