BallinaLajmeVV ia nis fushatës me skenar të njohur: I barazojnë PDK’në, LDK’në,...

VV ia nis fushatës me skenar të njohur: I barazojnë PDK’në, LDK’në, AAK’në e Nismën me Listën Srpska

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Me të përfunduar seanca për zgjedhjen e qeverisë ku mandatari i dytë i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, dështoi të bëhej kryeministër, partia e tij nisi fushatën kundër partive shqiptare në Kuvend duke i barazuar me Listën Srpska pse votuan kundër.

Lëvizja Vetëvendosje shkoi në këtë seancë pa marrëveshje koalicioni dhe duke qenë e vetëdijshme që s’i kishte numrat. Seanca u caktua në ditën e fundit të afatit 15-ditor që do të duhej t’i shërbente Konjufcës për sigurimin e votave.

E para që reagoi ishte nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila publikoi një fotografi ku duken deputetët e PDK-së dhe ata të Listës Srpska në Kuvend duke votuar kundër Konjufcës.

“Në harmoni të plotë”, shkroi Haxhiu.

Më pas ishte bashkëpartiakja e saj, Fitore Pacolli, që reagoi ngjashëm si Haxhiu.

“PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe votuan kundër qeverisë Konjufca. Kurrë më lehtë ska me qenë me vendos se në zjedhjet që po vijnë”.

Pas dështimit të Konjufcës hapet rruga për zgjedhje të reja./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz