back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeVV e zyrtarizon Taulant Kelmendin kandidat për kryetar të Pejës

VV e zyrtarizon Taulant Kelmendin kandidat për kryetar të Pejës

Të ngjajshme

Haziri: Vendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e LDK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri,...

Takimi Trump-Putin do të mbahet në Anchorage

Takimi midis Donald Trump dhe Vladimir Putin do të...

Lëvizja Vetëvendosje, ka zyrtarizuar Taulant Kelmendin si kandidat për kryetar të Komunës së Pejës.

Për këtë ka njoftuar LVV përmes një postimi në Facebook, të cilët kanë thënë se Kelmendi është kryetari që Peja ka pritur, shkruan lajmi.net.

“Sot, në një atmosferë entuziazmi dhe mbështetjeje të gjerë nga qytetarët e Pejës, strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Kryeministri Albin Kurti, Sekretari Alim Rama, deputetja Fatmire Kollçaku dhe ish-deputeti Gramos Agusholli, u shpall zyrtarisht kandidatura e Taulant Kelmendit për kryetar të Pejës. Kjo pjesëmarrje reflekton jo vetëm dëshirën e pejanëve për ndryshim, por edhe besimin, shpresën dhe vendosmërinë e tyre për ta bërë këtë ndryshim realitet. Peja, qyteti i kulturës, sportit, bujqësisë dhe turizmit, nuk mund të mbetet peng i stagnimit. Ajo meriton një udhëheqje me vizion të qartë, me dorë të sigurt dhe me zemër të përkushtuar për qytetarët e saj”, ka shkruar VV në Facebook.

Kjo parti ka thënë se me Taulantin, Peja do të ketë kryetar që dëgjon dhe bashkëpunon, që përballet me sfidat dhe punon çdo ditë për t’i përmirësuar jetët e njerëzve.

” Ai do ta kthejë potencialin e qytetit në zhvillim të prekshëm, në arsim që frymëzon, ekonomi që gjallëron dhe infrastrukturë që lidh mundësitë me realitetin. Më 12 tetor, Peja do të ecë me hap të sigurt drejt një të ardhmeje më të ndritur, të udhëhequr nga vizioni, përkushtimi dhe guximi i Taulant Kelmendit. Ky është momenti i Pejës. Ky është kryetari që e meriton. Më 12 tetor – fitojmë bashkë!”, ka shkruar VV në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit