back to top
Sunday, October 19, 2025
BallinaLajme​VV-AAK bashkohen kundër LDK-së në balotazhin e 9 nëntorit në Fushë-Kosovë

​VV-AAK bashkohen kundër LDK-së në balotazhin e 9 nëntorit në Fushë-Kosovë

Të ngjajshme

Kevini jep motiv, feston pesë muaj pa alkool

Kevin Edmond, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 3”,...

Çka vodhën në vlerë milionëshe hajdutët e Luvrit

Persona të panjohur që hynë me forcë në Luvër...

Dronët ndryshojnë lojën në Kosovë

Në një rajon ku siguria është e brishtë, çdo...

Kandidati për kryetar të Fushë-Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Prebreza do të vazhdojë rrugëtimin drejt ndryshimit bashkë me kandidaten e AAK-së Vildane Latifi në garën e balotazhit më 9 nëntor në Fushë-Kosovë.

Fushë-Kosova është në balotazh pasi asnjëri nga dy kandidatët e parë që dolën në zgjedhjet e 12 tetorit nuk morën mbi 50 për qind të votave të nevojshme për të fituar në raundin e parë.

Valon Prebreza nga Lëvizja Vetëvendosje me 45.16% ose 9.611 vota dhe Besnik Osmani LDK me 36.64 për qind ose 7.799 do të garojnë në raundin e dytë.

“Vazhdojmë rrugëtimin bashkë drejt ndryshimit! Na priftë e mbara”, ka shkruar Prebreza në Facebook, teksa ka ndarë foto të përbashkët me Vildane Latifin nga radhët e AAK-së.

Kjo e fundit më 12 tetor mori 1.18 për qind ose 251 vota, duke u radhitur e katërta. Para saj doli Rrahim Tërnava PDK me 16.17 për qind ose 3.441 vota.

Deri më tash janë numëruar votat nga 60 vendvotime nga gjithsej 62 për komunën e Fushë-Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz