back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeVushtrri: Policia sekuestron dy armë

Vushtrri: Policia sekuestron dy armë

Të ngjajshme

Njësitet policore në Vushtrri, gjatë aktiviteteve të tyre operative e hetimore, në dy raste të ndara, kanë sekuestruar dy armë zjarri.

Sipas policisë, në rastin e parë, gjatë realizimit të një pike kontrolli nga Njësia e Reagimit të Shpejtë, tek i dyshuari është gjetur dhe është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme procedurale, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

No photo description available.

Ndërkaq në rastin e dytë, hetuesit policorë, gjatë hetimeve që ndërlidhen me një rast të dhunës në familje, tek i dyshuari kanë gjetur dhe kanë sekuestruar një pistoletë me 8 fishekë, një boks hekuri dhe një thikë.

Policia bën me dije se, me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.

May be an image of text
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz