BallinatoplajmiVushtrri: Plagoset një 10 vjeçare nga një plumb qorr

Vushtrri: Plagoset një 10 vjeçare nga një plumb qorr

Të ngjajshme

“Nuk flas me nënën prej 8 vitesh”, reagon e ëma e banores

Gjatë prime-it të mbremjes se kaluar, modelja 22-vjecare Nikol...

​Trump telefonatë me Starmer për situatën në Lindjen e Mesme: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish

Kryeministri britanik Keir Starmer zhvilloi një telefonatë me presidentin...

“Makazze” bëhet i pari shqiptar kampion i ESL Pro League në Counter-Strike me NaVi

Një moment historik për esportin shqiptar u shënua sot,...

Como e fiton ‘betejën’ e Ligës së Kampionëve me Romën

Como arriti të kthehej nga një penallti e Donyell...

Një vajzë në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë është goditur nga një plumb qorr në oborrin e shtëpisë së saj.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti në një prononcim për Telegrafin ka thënë se një vajzë 10 vjeçare ka pësuar lëndime në këmbë si pasojë e goditjes nga një plumb bredhës (qorr), në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur një ditë më parë rreth orës 17:00.

“Viktima fëmijë ndodhej në oborrin e shtëpisë kur e kishte goditur plumbi në këmbë. Familjarët e kishin dërguar në QKMF Vushtrri, ku më pas është dërguar për në QKUK”, ka thënë ai.

Zahiti tha se policia ka proceduar me vendin e ngjarjes, nën udhëheqjen e Prokurorit të rastit dhe hetuesit policor. “Hetimet kanë nisur për rastin. Rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz