BallinaLajmeVushtrri, nis projketi për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme

Vushtrri, nis projketi për ndarjen e mbeturinave të riciklueshme

Të ngjajshme

Legjenda Romario: Do e ftoja edhe të lënduar Neymarin!

Legjenda e futbollit brazilian, Romario, ka ndarë mendimin e...

Zyrtare: Decathlon njofton hapjen e madhe më 2 Prill

Një moment i rëndësishëm për sportin dhe retail-in në...

Ancelotti tregon nëse Neyamr do të ftohet për Kupën e Botës

Ish-futbollisti i Barcelonës, Neymar nuk ishte i lumtur pasi...
Sot do të bëhet lansimi dhe hapja zyrtare e projektit “Zbatimit të skemës së ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim” në Komunën e Vushtrrisë.

Në kuadër të projektit “Funksionalizimi i sistemit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në Kosovë”, projekt ky, i cili financohet nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH në bashkëpunim me Komunën e Vushtrrisë dhe implementohet prej organizatës jo-qeveritare Green Art Center-Prishtina (GAC), parashihet të nisë skema e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në burim në të gjithë qytetin.

Në të këtë komunë janë përcaktuar zonat ku do bëhet riorganizimi i pikave ku shërbehen qytetarët për hedhjen e mbeturinave të cilat tashmë do të ndahen në dy fraksione, përkatësisht të riciklueshme dhe të tjera, zëvendësimi i infrastrukturës me kontejnerë të rinj si edhe përmirësimi i aspektit estetik dhe funksional i pikave të grumbullimit.

Gjithashtu në periudhë të vazhdueshme kohore janë zhvilluar të gjitha parapërgatitjet për zbatimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe që përkrahet prej komunitetit të gjerë. Njëherësh, krijimi i kushteve për ndarje të mbeturinave në burim do të ndihmojë në zhvillimin e ekonomisë së gjelbër duke përkrahur procesin e riciklimit të mbeturinave në nivel vendi, si edhe duke stimuluar grupet joformale që merren me grumbullimin e mbeturinave të riciklueshme në drejtim të përmirësimit të kushteve të tyre të punës drejt formalizimit të kësaj veprimtarie.

Ky është hapi i parë mjedisor në nivel lokal, i cili do të kontribuojë për një sistem efikas të menaxhimit të mbeturinave komunale duke u përkrahur në vazhdimësi prej GIZ-gjerman në Kosovë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz