Vullnetare e regjimit të Millosheviqit në Kroaci, tash zëvendëse e Kryetarit të Mitrovicës nga VV-ja – kush është ‘Kaça’?
dp

Lexo edheKajtazi: Dehari s’ka arsye të marrë votë – më vjen keq që Raci “e shqeu gurmazin” dhe s’u bë deputet

Katarina Adjancic, sot është nënkryetare e Mitrovicës së Veriut, konkretisht e Erden Atiqit të Vetëvendosjes. Por, kjo ish-punonjëse e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), që njihet si ‘Kaça’, ka një tjetër të kaluar.
Një video e bërë publike së fundmi zbulon se ajo në kohën kur regjimi i Sllobodan Millosheviqit nisi luftë në Kroaci, kishte shkuar atje si vullnetare. Si paramilitare. Dha edhe një intervistë për televizionin publik të kontrolluar nga regjimi, RTS.
Gazetari Shkodran Hoti e ka publikuar këtë video.
Shiko videon e plotë.

Lexo edheKajtazi: Dehari s’ka arsye të marrë votë – më vjen keq që Raci “e shqeu gurmazin” dhe s’u bë deputet
Kur VV-ja e mori pushtetin në Mitrovicën e Veriut, një nga vendimet e para te Kryetarit Atiq ishte emërimi i zëvendëses. Katarina Adjanqiq ka lindur në fshatin Babimoc të Komunës së Obiliqit.
Ajo punon si zyrtare në Administratën Tatimore të Kosovës në Mitrovicë, kurse jeton në pjesën veriore të Mitrovicës.