back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeVulin: Shqiptarët kanë frikë nga Lista Serbe dhe Vuçiqi

Vulin: Shqiptarët kanë frikë nga Lista Serbe dhe Vuçiqi

Të ngjajshme

Arrestohen dy persona në Obiliq, në veturë iu gjeten armë e fishekë

Dy persona janë arresuar në rrugen “Hasan Prishtina” në...

E dërgoi për ta servisuar, pronari thotë së ia vodhën veturën

Një burrë ka raportuar në polici se vetura e...

Trump rrit tarifat amerikane për importet e Koresë së Jugut në 25%

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se do...

Aleksandar Vulin u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që në zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit të votojnë për Listën Serbe.

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin u ka bërë thirrje serbëve në Kosovë që në zgjedhjet e ardhshme të 6 tetorit të votojnë për Listën Serbe sepse në këtë mënyrë votojnë lidhjen me Beogradin dhe Qeverinë serbe.

Ai për “TV Pink” ka deklaruar se zyrtarët nga Prishtina kanë frikë nga Lista Serbe sepse e dinë se ajo listë do të jetë në raportet më të mira në lidhje me Beogradin, transmeton lajmi.net.

“Shqiptarët kanë frikë nga Lista Serbe dhe sinqerisht kanë frikë nga Aleksandar Vuçiq. Lista Serbe në bashkëpunim me Beogradin gjithmonë do të jetë me popullin dhe qeverinë e saj. Me kë tjetër duhet të jetë?”, deklaroi Vulin.

“Të gjithë ata që mundohen të fitojnë vota nga shqiptarët dhe në atë mënyrë të paraqiten rrejshëm si përfaqësues të serbëve në mënyrë që të hyjnë në parlamentin e Kosovës dhe të mbështesin nesër qeverinë e shqiptarëve, nuk punojnë për Serbinë”, shtoi ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz