Vulin reagon ndaj deklaratës së Haradinajt
03·

Ministri i Punës i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka reaguar ndaj deklaratës së Ramush Haradinajt sipas së cilës “Serbia nuk do të ekzistojnë në Kosovë, kur ai të bëhet kryeministër”.
“Nëse Serbia nuk do të ekzistojë dhe nuk do të jetë në Kosovë, pse nga Serbia po kërkohet që të bisedojë me shqiptarët”, ka pyetur ai.
“Nëse nuk ka Serbi, pse Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe pse Haradinaj duhet të fshihet nga urdhërarresti i lëshuar nga Serbia”, tha Vulin më tutje.
Lexo edheRrëzohet xhamia shqiptare në Beograd (Video)
Ai po ashtu ka theksuar se “Kosova është Serbi”, raportojnë mediet serbe, përcjell Klan Kosova.














