back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeVuk Drashkoviq: Kosova është shtet

Vuk Drashkoviq: Kosova është shtet

Të ngjajshme

Manchester City e rrëzon nga froni Realin, ”Mbretërit” pësojnë humbje në ”Bernabeu”

Manchester City ka treguar kush janë ”mbretërit” e vërtetë...

Arifi: Rozeta mund të shkojë 8 vjet në burg, por nuk i qet Bislimin e Kurtin

Duke folur për skandalin e rezervave shtetërore, opinionisti Avni...

Juventus në epërsi ndaj Pafos, McKennie shënon gol të bukur (VIDEO)

Juventusi më në fund ka kaluar në epërsi ndaj...

Publikohen foto të reja të kometës ndëryjore që i afrohet Tokës

Teleskopi Hapësinor Hubble dhe sonda Juice e Agjencisë Hapësinore...

Kryetari i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes (SPO), Vuk Drashkoviq, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur, u pëlqeu kjo serbëve apo jo.

I pyetur nga revista javore “Ekspres” nëse ai angazhohet për njohjen e Kosovës nga Serbia, Drashkoviqi ka thënë se pavarësinë e Kosovës e njeh shumica dërrmuese e shteteve anëtare të BE-së dhe të OKB-së dhe shtoi se ai “e respekton atë realitet”, për të cilin tha se nuk ka faj ai, por ka faj Slobodan Milosheviqi.

“Kosova është e pavarur, Kosova është shtet, u pëlqeu kjo apo jo autistëve serbë. Nuk ka aspak faj timin në këtë të vërtetë, përveç fajit që jam fajtor se nuk e mohoj të vërtetën”, tha Drashkoviqi, përcjell sot Koha Ditore.

Drashkoviqi me partinë e tij në zgjedhjet e fundit ka qenë pjesë e listës së përbashkët me Partinë Përparimtare Serbe të kryeministrit Aleksandar Vuçiqiq dhe si fitues të zgjedhjeve pritet që edhe SPO dhe Drashkoviqi të jenë pjesë e Qeverisë së ardhshme serbe.

Në intervistë Drashkoviqi tha se që nga viti 2012 e ka përkrahur Vuçiqin për shkak të përcaktimit të tij strategjik se integrimet evropiane janë e vetmja rrugë e arsyeshme drejt së ardhmes për Serbinë.

Në intervistë Drashkoviqi po ashtu u angazhua që Serbia të marrë shembull nga Gjermania e pas Luftës së Dytë Botërore, të dënojë politikën e krimit të disfatës dhe të mos e arsyetojë krimin me asgjë. Ai shtoi edhe se politika e re serbe duhet të refuzojë gjithçka që i relativizon apo mohon krimet e regjimit të Milosheviqit përmes krimeve që tjerët i kanë kryer ndaj serbëve, si dhe që “të gjitha armiqësitë që i ka prodhuar ai regjim t’i kthejë në miqësi”.

I pyetur nëse kjo nënkupton që Serbia duhet të krijojë raport miqësor edhe me SHBA-në dhe NATO-n të cilat e kanë bombarduar në vitin 1999, Drashkoviqi u përgjigj me po.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz