back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeVuçiqi lut Trumpin të ndikojë që Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë

Vuçiqi lut Trumpin të ndikojë që Kosova ta heqë taksën ndaj Serbisë

Të ngjajshme

Hamza publikon zotimin e dytë programor: Rritje 50% e pensioneve dhe ndihmave sociale (VIDEO)

Bedri Hamza, Kryetar i PDK-së dhe kandidat për Kryeministër,...

Ekstradohet nga Gjermania për në Kosovë, i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

E rëndë: Dalin pamjet e momentit kur ekzekutohet futbollisti 33-vjeçar në Ekuador

Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të futbollistit Mario Pineda...

Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, Policia nis hetimet

Të premten, në emergjencën e Gjakovës, një grua është...
- Advertisement -

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ia ka dërguar një uresë presidentit të SHBA-së, Donald Trump me rastin ditëlindjes së tij dhe e ka ftuar që ta vizitojë Serbinë pasi që “pothuaj që 40 vjet asnjë president amerikan s’e ka vizituar Serbinë”, transmeton Koha.net.

Ai njëkohësisht e ka lutur Trumpin që të ndikojë te Kosova “që ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë që të mundët të vazhdojë dialogu”.

“Siç e dini, zoti president, përmes problemit të Kosovës kryqëzohen të drejtat dhe interesat jo vetëm të Beogradit e të Prishtinës, por edhe të faktorëve të ndryshëm ndërkombëtarë dhe kështu po bëhet burim i manipulimeve të pafundme politike e të destabilitetit”, ka shkruar në urim Vuçiq, përcjellin medie nga Serbia.

“Për këtë arsye desha t’iu lus ju që të ndikoni te Kosova që ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë në mënyrë që të vazhdojë dialogu për të gjetur një zgjidhje kompromisi të pranueshme për të dy palët”, ka ndër të tjera Vuçiqi në këtë urim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz