back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeVuçiqi ka njohuri për serbët që ishin afër burimit të ujit në...

Vuçiqi ka njohuri për serbët që ishin afër burimit të ujit në Deçan, tregon me çfarë veture kanë lëvizur

Të ngjajshme

A do të ketë koalicion LVV-Nisma për formimin e Qeverisë së re?-flet Xhevahire Izmaku

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, nuk e ka...

Tubimi hapës i LDK-së të shtunën në Prishtinë, Abdixhiku: Ejani të gjithë në festën tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Zemaj: Lëvizja Vetëvendosje po i mbron hajnat dhe keqpërdoruesit

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe për serbët që janë parë në Deçan, e që media në Kosovë kanë ngritur dyshime se mund të jenë ata që kanë helmuar ujin.

Vuçiqi ka folur për këtë çështje të enjten dhe ka treguar se ka njohuri për lëvizjen e serbëve të kapur nga kamerat e sigurisë.

Ai madje tregoi edhe me çfarë veture kanë lëvizur dhe sa larg burimit të ujit ishin.

“E kemi analizën e lëvizjes së veturës me targa të Novi-Sadit, nuk ishte as 500 metra afër burimit të ujit. Po presim të shohim se çfarë do të thonë”, ka thënë Vuçiq gjatë një vizite në qytetin Borç, ku inauguroi një shtëpi shëndeti , përcjell b92.

Ditëve të fundit, mbi 1.500 banorë të fshatrave të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të gjithë u paraqiten me simptoma të helmimit. Fillimisht pista kryesore ishte burimi i ujit, por pas analizave fillestare nga IKSHPK-ja, është thënë se uji nuk është burim i helmimit. Megjithatë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë të mërkurën, se disa mostra të ujit do të dërgohen jashtë vendit për analiza më të thella.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz