Logo
← Back

Vuçiqi flet për takimin me zyrtarin amerikan që viziton sot Kosovën

By dp
Featured image for Vuçiqi flet për takimin me zyrtarin amerikan që viziton sot Kosovën

Ndihmës sekretari amerikan i  Shtetit, Brendan Hanrahan ka qëndruar për vizitë në Serbi ku edhe është takuar me presidentin e këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Rreth takimit të tyre që u zhvillua në Beograd, detaje ka dhënë Vuçiqi me anë të një postimi në Facebook.

Ai tha se me zyrtarin e lartë amerikan ka folur rrethrreth çështjeve globale, marrëdhënieve dypalëshe midis Serbisë dhe SHBA-së, si dhe situatës në Ballkanin Perëndimor.

“Ne iu referuam konkretisht partneritetit strategjik të Serbisë dhe SHBA-së dhe zhvillimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat, nga energjia te inteligjenca artificiale, duke theksuar se bashkëpunimi ekonomik produktiv duhet të jetë baza e marrëdhënieve midis dy vendeve tona”.

“Vura në dukje se Serbia mbetet e vendosur fort për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, për dialogun që e shohim si të vetmen mënyrë për zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”.

“Ne ramë dakord që komunikimi i hapur dhe i drejtpërdrejtë është çelësi për forcimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe ndërtimin e besimit”, shkroi ai.

Mes tjerash, kreu i shtetit serb theksoi se ka falënderuar SHBA-në për siç tha “mbështetjen e vazhdueshme deri më tani për procesin e integrimit evropian të Serbisë”.

Ndihmës sekretari amerikan i  Shtetit, Brendan Hanrahan pritet që sot ta vizitojë Kosovën ku do të takohet me zyrtarë të shtetit.

Ditë më parë ai në njoftimin në X për vizitën në vendet e Ballkanit Perëndimor tha se pret me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon.

Related Posts