back to top
Monday, August 4, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditVuçiq “vajton” për Kosovën, thotë se komunat në Veri “po udhëheqin nga okupatorët...

Vuçiq “vajton” për Kosovën, thotë se komunat në Veri “po udhëheqin nga okupatorët me disa shërbëtorë serbë”

Të ngjajshme

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka adresuar kritika ndaj bashkësisë ndërkombëtare për siç thotë ai “padrejtësitë ndaj Serbisë”.

Gjatë një fjalimi, Vuçiq theksoi se “Serbia më 1999 u bombardua pa vendim të OKB-së”, derisa shtoi “na morën 14% të territorit”.

Teksa foli për operacionin “Stuhia” në Kroaci, vendimtar për çlirimin kroat – Vuçiq vajtoi për Kosovën, ndonëse aktivisht ideja serbe për “Botën Serbe”, proklamohet.

Duke folur për Kosovën ai përdori gjuhën e njohur të tij, duke thënë se komunat e veriut në Kosovë “janë të pushtuara”, dhe po udhëhiqen nga “okupatorët”.

Akuzoi rëndë serbët që punojnë aty, duke i quajtur si “shërbëtorë”, ka raportuar “Kossev”.

“Dy vjet e gjysmë më parë patëm zgjedhje në veri të Kosovës dhe ata i njohën zgjedhjet me pjesëmarrje prej 2.5 përqind. Dhe kjo ishte sundimi i ligjit dhe demokracia.”, propagandoi Vuçiq.

“Këta janë ata që kanë shpirtra skllevër, që u pëlqen t’u shërbejnë të tjerëve. Që do të hiqnin dorë nga besimi, populli dhe shteti i tyre për hir të pjesëmarrjes në një ballo”, thotë ai. “Shumica nuk do të jenë shërbëtorë në fund të fundit. Ata duan lirinë e tyre”.

Vuçiq përballet me pakënaqësi të brendshme për shkak të korrupsionit dhe nivelit të autoritarizmit, por ai në publik me tone nacionaliste flet për “aspirata historike e fetare ndaj Kosovës”. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit