Vuçiq u drejtohet banorëve të Banjës: Nuk dua t’ua rrezikoj jetët
01
Lexo edheVulin: Ushtria serbe e gatshme për urdhërat e Vuçiqit
Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, i është adresuar banorëve të Banjës pasi që nuk u lejua ta vizitojë këtë fshat.
Ai përmes telefoni u ka thënë atyre se nuk mund t’i vizitojë sepse nuk dëshiron që t’i rrezikojë jetët e tyre, transmeton lajmi.net.
“Nuk është mundësuar vizita ime atje, dhe aq më shumë nuk dua t’ua rrezikojë jetën tuaj”, citojnë mediat serbe t’u ketë thënë Vuçiq banorëve të Banjës.

Lexo edheVulin: Ushtria serbe e gatshme për urdhërat e Vuçiqit
Kujtojmë se pavarësisht që presidentit serb iu revokua leja për ta vizituar Drenicën, ai tentoi ta bëjë një gjë të tillë mirëpo u ndalua nga Policia e Kosovës.
Sipas raportimeve, Vuçiq tanimë ka marrë rrugën për në Mitrovicë./Lajmi.net/