BallinaLajmeVuçiq u ankohet amerikanëve për Kosovën: Taksa e aksioni në Veri dërgojnë...

Vuçiq u ankohet amerikanëve për Kosovën: Taksa e aksioni në Veri dërgojnë në destabilizim

Të ngjajshme

Për hajër ribashkimi? Leo dhe Lela shtojnë dyshimet këtë të diel

A janë përsëri bashkë Lela dhe Leo? Kjo është...

Moti për 5 ditët e ardhshme

Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, java në vijim do...

KQZ-ja merr masa për të parandaluar manipulimet e evidentuara në zgjedhjet e shkuara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paraparë mekanizëm të ri...

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka pritur sot në Beograd delegacionin amerikan të Këshillit Atlantik, të prirë nga zëvendës presidenti ekzekutiv, Damon Wilson.

Në këtë takim ,kreu i shtetit serb është ankuar tek amerikanët për lëvizjet e Prishtinës, duke përmendur vendosjen e taksës dhe gjithashtu edhe aksionin e fundit të Policisë e Prokurorisë në Veri të Kosovës.

Sipas tij këto masa të tilla dërgojnë në destabilizim të gjithë rajonit.

“Vendosja e taksës ndaj produkteve serbe, si dhe gjithashtu veprimet e fundit të Policisë në Veri të Kosovës, janë thyerje e marrëveshjes së CEFTA-s dhe gjithashtu edhe të Marrëveshjes së Brukselit, dhe lëvizje të tilla dërgojnë në destabilizim të të gjithë rajonit”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

Ndër të tjera kanë diskutuar edhe për procesin e integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

E nga Këshillit Atlantik, Wilson ka thënë se janë të angazhuar që për të qenë një partner i mirë i vendeve të Ballkanit Perëndimor./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz