back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeVuçiq: Nuk shkova në OKB sepse do ma kërkonin njohjen e Republikës...

Vuçiq: Nuk shkova në OKB sepse do ma kërkonin njohjen e Republikës së Kosovës

Të ngjajshme

Nis hetimi për vdekjen e një burri në Fushë-Kosovë

Një hetim mbi vdekjen është duke u bërë në...

Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Aksion policor në Malishevë: Pesë persona kapen duke luajtur bixhoz

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka...

Moti mbi vendin tonë

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Arrestohet një person në Mitrovicë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Një person është arrestuar me urdhër të Prokurorisë Speciale...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka sqaruar sot vendimin e tij që të mos udhëtojë drejt New Yorkut për të marrë pjesë në Asamblenë Gjenerale të Kombeve të Bashkuara, tranmseton Gazeta Express.

Vuçiq thotë se nuk kishte gjetur një arsye për të shkuar atje, pasi sipas tij do të duhej të fliste me përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe ata shqiptarë, dhe thotë se nuk e di se për çfarë do të mund të flisnin pasi sipas tij të gjitha gjërat janë thënë.

“Une dua progres rrënjësorë rreth zgjidhjes së çështjes së Republikës së Kosovës, gjë të cilën ata nuk e duan”, ka thënë presidenti serb gjatë një adresimi për media në Nish, raporton tanjug, transmeton Gazeta Express.

Ai ka folur për përfaqësimin që Brnabic dhe Dacic i kanë bërë Serbisë në Kombet e Bashkuara.

“Unë nuk mund të shkoja me ta dhe të përsëris të njëjtat gjëra. Më tregoni nëse jeni për përparim thelbësor, nëse është kështu atëherë këtu më keni dhe do të vija kudo që të më ftonit, në Bruksel, Grenlandë dhe kudo që të më ftoni. Por nuk vij për të humbur kohën time duke dëgjuar tregime boshe që i kam dëgjuar për vite të tëra që Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Aleksandër Vuçiq..

Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara jo zyrtarisht ka marrë pjesë edhe një delegacion nga Republika e Kosovës, i prirë nga presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj dhe Behgjet Pacolli./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz