BallinaLajmeVuçiq: Nëse KFOR-i s’i mbron serbët ka kush ta bëjë këtë

Vuçiq: Nëse KFOR-i s’i mbron serbët ka kush ta bëjë këtë

Të ngjajshme

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin...

Sunderlandi i Xhakës fitues në derbin ndaj Newcastles në minutat e fundit

Sunderlandi ka arritur fitoren e tyre më të rëndësishme. Ata...

Renditja pas javës së 26-të në Superligë, buzëqesh Drita

Pas përfundimit të javës së 26-të në Superligën e...

Ymeri: Kosova duhet të ketë strategji për rezervat e naftës dhe kontroll të çmimeve

Deputetja e LDK-së Janina Ymeri ka kërkuar masa konkrete...

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se nëse KFOR-i nuk e kryen punën e vet, ka kush ta bëjë këtë në vend të tyre.

Ai i ka porositur serbët që nuk duhet të brengosen nëse vjen deri te ndonjë trazirë.

Vuçiq u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse ka frikë për trazira të reja në Kosovë sikurse ato të marsit 2004 dhe nëse i beson KFOR-it deri në fund.

“Ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in, por pas aksioneve të fundit të Prishtinës dhe arrestimit të Marko Gjuriqit dhe hyrjes në Gazivodë ky besim është  më i vogël. Por ne mbajmë komunikime me ta dhe mund prapë t’i rregullojmë marrëdhëniet me ta.

Besojmë se ata do të duhet t’i mbrojnë dhe ruajnë serbët”,  ka thënë Vuçiq.

“Nëse jo atëherë ka kush ta bëjë këtë”, ka shtuar Vuçiq duke apeluar te serbët që mos të kenë frikë.

Në pyetjen se kush do të jetë përgjegjës nëse humbet Kosova, Vuçiq është përgjigjur shkurt.

“Pyetni ata që rrahin gjoks dhe tregojnë  heroin, ndërsa nuk e dinë as në hartë ku është Kosova”. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz