back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeVuçiq: Çështja e Kosovës, më e vështirë se në kohën e Qosiqit...

Vuçiq: Çështja e Kosovës, më e vështirë se në kohën e Qosiqit dhe Gjingjiqit

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se propozimi i tij për çështjen e Kosovës vjen në një kohë kur “situata në Kosovës është dhjetë herë më e vështirë” sesa në kohën e Dobrica Qosiqit (ish president i Jugosllavisë 1992-1993) dhe Zoran Gjingjiqit ( ish kryeministri serb i vrarë në vitin 2003).

Ai dhe se Qosiq dhe Gjingjiq kishin “shumë më tepër në duart e tyre” por se ata ishin të arsyeshëm dhe e kuptuan atë që po ndodhte duke “ofruar diçka” edhe pse në ato momente kanë pasur edhe zgjidhje më të mira.

 

 

“Në kohën e Qosiqit ne kishim kontrollin policor dhe ushtarak në Kosovë, në kohën e Gjingjiqit nuk e kemi pasur deklaratën e pavarësisë dhe as vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Nuk kemi pasur kufijt në Jarinjë dhe Bërnjak” ka thënë Vuçiq për televizionin serb “Prva”.

Megjithatë, presidenti i Serbisë, tha se në thelb dialogu me përfaqësuesit e Prishtinës është “më larg se kurrë me parë”. Ai shfaqi frikën se as në një të ardhme të afërt nuk do të ketë vazhdim të dialogut.

Bashkimi Evropian si ndërmjetësues i dialogut, por edhe Shtetet e Bashkuara janë duke i bërë presion Prishtinës dhe Beogradit që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht obliguese ndërmjet dy vendeve.

Brukseli dhe Uashingtoni kanë thënë se iu mbetet palëve në dialog të vendosin modalitetet e marrëveshjes.

Mirëpo, dialogu në Bruksel është ndërprerë për shkak të Beogradi nuk dëshiron vazhdimin e tij përderisa autoritetet në Prishtinë nuk e heqin tarifën prej 100 përqind për mallrat serbe, të vendosur në nëntor të vitit të kaluar.

Por, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po e kundërshton heqjen e saj derisa Serbia ta njohë pavarsinë e Kosovës.

Tash e sa muaj Beogradi dhe Prishtina po akuzojnë njëra tjetrën se po kushtëzojnë vazhdimin e dialogut.

SHBA-ja dhe BE-ja po i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që së paku të pezullojë tarifën për një periudhë 120 ditor në mënyrë që t’i hapet rruga vazhdimit të dialogut.

Partneri i koalicionit qeverisës në Kosovë, Partia Demokratike e Kosovës po e përkrahë këtë ide mirëpo kundërshtuesi më i madh i saj mbetet kryeministri ,Ramush Haradinaj, që vjen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz