BallinaLajmeVuçiq arrin në Tiranë

Vuçiq arrin në Tiranë

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Presidenti serb, Aleksander Vuciq, ka arritur në Tiranë, për t’iu bashkëngjitur pjesës tjetër të liderëve ballkaninë në përgatitjet për Samitin e Brdo-Brijunit.

Presidenti serb që paradite ka qëndruar në Romë për vizitë zyrtare, ka arritur në Shqipëri rreth orës 21:00, shkruan Gazeta Express.

Në Tiranë janë mbledhur liderë të tjerë ballkanikë dhe Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Sonte ishte paraparë që ata të kenë një darkë joformale, e takimet vazhdojnë edhe nesër.

Mogherini sot e ka takuar fillinisht kryeministrin Edi Rama dhe me të kanë dalë në një konferncë për media. Të dy i janë përgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj për akuzat që ua ka bërë më parë.

Mogherini ka thënë se nuk ka qenë pjesë e asnjë komploti për ndarjen e Kosovës, ndërsa Rama ka pasur një përgjigje më të rëndë. “Sa pa dalë Facebook’u, budallain e ka njohur vetëm shtëpia e tij”, ka thënë kryeministri shqiptar.

Në Tiranë ka arritur edhe presidenti i Republikës Srpska, Millorad Dodik, i cili në një prononcim për media ka komentuar protestën e organizuar kundër ardhjes së tij dhe të presidentit serb.

Dodik thotë se atij nuk i bën përshtypje protesta e organizuar nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë dhe se aty ka shkuar për të përfaqësuar serbët e Bosnjës.

Ndërkaq samiti dyditorë në Tiranë ka për nikoqirë presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën, presidenten kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq dhe presidenti i Sllovenisë Borut Pahor. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz